Papa Françesku i bën thirrje Putinit t’i japë fund ‘spiralës së dhunës dhe vdekjes’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund një “spirale dhune dhe vdekjeje”.

Ai bëri thirrjen e tij më të fortë deri më tani për luftën e muajit të shtatë teksa iu drejtua publikut në sheshin e Shën Pjetrit. 

Papa Françesku shtoi se është “absurde” që bota po përballet me një kërcënim bërthamor mbi Ukrainën.

Komentet e tij pasojnë komentet e fundit të bëra nga presidenti rus i cili paralajmëroi Perëndimin se ai nuk po bënte bllof dhe se do të përdorte “të gjitha mjetet” në dispozicion nëse territori rus kërcënohet. 

Shqetësimet për luftën u rritën të premten, kur Putin aneksoi katër rajone në Ukrainë, pas referendumeve të denoncuara nga Perëndimi si mashtrim.


Top Channel

You may also like