Papa Françesku emëron për herë të parë një grua në post të lartë

by admin
Spread the love

Papa Françesku emëroi të enjten motrën françeskane Raffaella Petrini për të shërbyer si sekretare e re e përgjithshme e guvernatorit të Vatikanit, duke e bërë atë gruan e parë që mban këtë post.

Si kreu i provincës, Petrini, 52 vjeçe, do të mbikëqyrë operacionet administrative si muzetë e Vatikanit, posta dhe policia, raportoi RTE. Roli e bën atë gruan më të lartë në vend.

National Catholic Reporter tha se posti i sekretarit të përgjithshëm tradicionalisht mbahet nga një peshkop.

Petrini është me origjinë nga Roma dhe ka shërbyer në Kongregacionin për Ungjillizimin e Popujve që nga viti 2005. Ajo mori një diplomë të shkencave politike nga Libera Università Internazionale degli Studi Social Guido Carli dhe një doktoraturë nga Universiteti Papnor i Shën Thomas Aquinas, ku ajo mëson, raportoi Vatican News.

This post was published on 2021-11-05 8:18 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like