Pankarta e grupit izraelit anti-pushtim ngrihet në Tel Aviv para vizitës së Biden (fotot)

by admin
Spread the love

Një pankartë e grupit izraelit anti-pushtim “Peace Now” në pritje të vizitës së Joe Biden kësaj jave, është varur në ndërtesën e qytetit bregdetar të Tel Aviv.

Në të në gjuhën hebraishte shkruhet: “President Biden, mirëseerdhe në dy vendet që duam më shumë”, duke iu referuar Izraelit dhe Palestinës.

Me udhëtimin e tij Biden ka thënë se kërkon “të thellojë e zgjerojë” procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe, të nisur fillimisht nga ish-presidenti Trump.

Shteti hebre do të presë me pompozitet Biden megjithë trazirat e zgjedhjeve të pesta në më pak se katër vjet në nëntor.

Biden do të takohet me kryeministrin Yair Lapid, dhe mund të takojë dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Biden nis turneun e tij në Izrael të mërkurën, por vëmendja duket se është e fokusuar edhe në ndalesën e tij në Jeddah të Arabisë Saudite të premten.

Avioni i tij do të bëjë fluturimin e paprecedentë nga shteti hebre për në mbretërinë konservatore të Gjirit Persik që nuk njeh ekzistencën e tij.

Donald Trump kishte bërë fluturimin historik në drejtimin e kundërt në 2017.

Asokohe kandidat presidencial, Biden tha në 2018 se vrasja makabre e gazetarit disident saudit Xhamal Khashoggi ‘e kishte izoluar vendin’.

Ndërsa pas fitores administrata e tij tha se zbulimet tregojnë se Biden se princi saudit i kurorës ishte organizator i operacionit.

Është e paqartë sesi mund të zhvillohen norma bashkëpunimi SHBA-Arabia Saudite mbi situatën aktuale të çështjeve.