Pandemia i detyron njerëzit t’u kthehen kurseve online – Shqip

by admin
Spread the love

Nëse po mendoni për ndryshim karriere, po kërkoni të mësoni ndonjë aftësi të veçantë apo thjesht jeni të mërzitur, mendojeni si mundësi që të ndiqni ligjërata online që t’i hapni horizontet tuaja.

Keni kohë të lirë në shtëpi? Doni të jeni gjithmonë të zënë duke menduar për gjëra të reja? Merreni parasysh të jeni autodidakt në distancë. Mbi të gjitha, i famshmi Benjamin Franklin ka gjetur kohë një apo dy orë brenda ditës për të mësuar, reflektuar dhe eksperimentuar, në mënyrë që të mund t’i mbyllte boshllëqet e edukimit të tij duke u vetarsimuar dhe kishte disa karriera të suksesshme.

Qindra prej kolegjeve e universiteteve kryesore ofrojnë ligjërata online, në mënyrë që të gjithë që kanë internet t’i ndjekin. Edhe pse nuk do të keni merita akademike që keni ndjekur orët falas, do t’i zgjeroni njohuritë tuaja – dhe mund të tregoni pak solidaritet për fëmijët tuaj përderisa po iu rikthehen bankave shkollore. Ja një udhëzim se si të filloni.

You may also like