Pandeli Majko bën deklaratën e fortë: Mos e nënvlerësoni Vuçiçin, po mundohet që në Veriun e Kosovës të zhvillojë “skenarin” e Donbasit

by admin
Spread the love

Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që po zhvillohet në Veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Aleksandër Vuçiç, nuk duhet nënvlersuar dhe se në Veriun e Kosovës, po zhvillohet një skenar i ngjashëm si me Donbasin në Ukrainë.

Majko:Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vuçiç“, shprehet Majko.

You may also like