Pamjet tronditëse! Trupi i djalit nxirret nga rrënojat, prindërit e marrin me makinë

by admin
Spread the love

Pamjet që vijnë nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi kanë tronditur gjithë botën. Një katastrofë natyrore që ka marrë të paktën 20 mijë jetë njerëzish.

Kërkimet nën gërmadha vazhdojnë. Gazetari i Top Channel Artur Bibe sjell pamjet e trupave të pajetë që transportohen me automjete, pasi ambulancat nuk mjaftojnë.

Pikëlluese është momenti kur pasi nxirret trupi i një djali, prindërit e fusin në bagazhin e makinës dhe e largohen nga vendngjarja.

Rreth 20 mijë viktima është bilanci tragjik deri më tani nga tërmeti që tronditi të hënë Turqinë dhe Sirinë.

16.546 të vdekur janë konfirmuar në Turqi, ndërsa 3.162 trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të prishura në Siri.


Top Channel

You may also like