Pamjet ku shihej i gjakosur pas aksidentit shqetësuan fansat, gruaja e Gaz Pajës tregon gjendjen e aktorit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazmend Paja ditën e djeshme u përfshi në një aksident me motor teksa lëvizte në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Aktori i njohur u përplas me një makinë dhe u dërgua në spital për shkak të dëmtimeve që pësoi.
Pamjet e shkrepura nga kalimtarët e rastit ku Gazi shihej i ulur në tokë dhe i gjakosur pas aksidentit u bënë virale dhe shqetësuan fansat e shumtë për gjendjen e tij shëndetësore.

Ka qenë bashkëshortja e tij Ira Seferi, e cila është shprehur se aktori ka marrë dëmtime të lehta.

“Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”, ka treguar ajo për “Vip Magazine’.

Kujtojmë që ditën e djeshme në njoftimin e policisë thuhej, “Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.


You may also like