Pamjet e rënda: Polici amerikan godet me grusht në fytyrë një vajzë

by admin
Spread the love

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka bërë bujë, ku shihet një oficer policie që godet me grusht në fytyrë një femër, e cila bie thuajse pa ndjenja në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur në Harlem të New York-ut gjatë arrestimit të një 22-vjeçari, i cili sipas policisë akuzohet për tentativë vrasje.

Tamani Crum, 19 vjeç, shihet në video teksa afrohet te oficerët që po përpiqen të vënë në pranga James Elvin.

E reja shihet duke debatuar me efektivët e policisë ku njëri prej tyre e largon dhe më pas e godet me grusht duke e rrëzuar në trotuar.

Oficeri, Kento Kinsey, i cili pretendoi se reagoi në atë mënyrë pasi 19-vjeçarja e sulmoi dhe e goditi atë, më pas e ngriti nga trotuari dhe i vuri prangat.

Policia e New York-ut ka akuzuar 19-vjeçaren për sulm ndaj uniformës policore, rezistencë ndaj arrestimit, pengim të autoriteteve, ndërsa nuk ka marrë asnjë masë ndaj oficerit që goditi me grusht.

Videoja shkaktoi zemërim në rrjetet sociale dhe u dënua shpejt nga aktivistët.

You may also like