Pamje të rënda/ Policët civilë vrasin viktimën e sulmit me thikë në dyqan që qëlloi ndaj sulmuesit në New York (Video)

by admin
Spread the love

Një burrë i armatosur është qëlluar për vdekje nga policë civilë në New York, pak pasi ishte sulmuar me thikë brenda një dyqani dhe qëlloi me armë ndaj sulmuesit.

Kreu i policisë James Essig tha se oficerët civilë qëlluan 12 herë ndaj 21 vjeçarit me armë në dorë, mesditën e djeshme në Bronx, New York.

Më vonë u mësua se një minutë para tragjedisë viktima ishte sulmuar me thikë nga një 29 vjeçar brenda dyqanit në rrugën Hull Avenue.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga MailOnline tregojnë zhvillimin e të gjithë skenës që prej goditjes me thikë, deri në momentin kur personi me armë ekzekutohet nga oficerët e NYPD.

21-vjeçari me armë (veshur me gri) u vra nga policët disa momente pasi ishte goditur me thikë nga një sulmues 29 vjeçar.

21-vjeçari me bluzë gri me kapuç dhe pantallona portokalli, ishte goditur me thikë nga sulmuesi.

Burri i goditur me thikë ndjek me pas sulmuesin e tij dhe pasi nxjerr një revolver e qëllon nga afër, para se të ekzekutohet nga oficerët.