Pallotta sulmon Juventusin: Mendoja se ishin më të fortët, por tani e vë në dyshim

by admin
Spread the love

Gjatë një interviste për SiriusFM, James Pallotta lëshoi një goditje të rëndë ndaj Juventusit. Dhe këtë e bëri pa i kontrolluar fjalët e tij. “Mendova se Juventusi ishte skuadra më e fortë e nëntë viteve të fundit, por tani, kur shikoni hetimet që po kryhen, filloj ta vë në dyshim atë”, shpjegoi ish-presidenti i Romës gjatë intervistës.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të dalë nga hetimi i plusvalencave, por duket qartë se Juventusi mund të ketë bërë disa lojëra në tregun e transferimeve”, shtoi ai.

Deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re në Itali dhe që do të shkaktojnë shumë diskutime. Aq më tepër që ish-presidenti i verdhekuqve ka ide mjaft të qarta se si Juve e ndërtoi dominimin e tyre në Serie A vitet e fundit.

“Ata kishin stadiumin e tyre dhe më shumë se dyfishin e të ardhurave tona, sa herë që kishim një lojtar të mirë në skuadër, duhej të shqetësoheshim nëse Juve do të vinte për ta marrë atë”, shpjegoi Pallotta duke folur për përvojën e tij në Serie A. “Ata e bënë atë gjë me Napolin, Milanin, e bëri me ne me Pjanic, e bënë edhe me Fiorentinën”, përfundoi Pallotta. /oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like