Palestinezët, xhuma te xhamia me emrin e një shqiptari

by admin
Spread the love

Pavarësisht kushteve të vështira të luftës, qindra palestinezë në Gaza e falin namazin e xhumasë në rrënojat e xhamive, edhe këto shënjestra të pastra izraelite.

Besimtarët në qytetin Khan Younis u lutën praktikisht mbi rrënojat e xhamisë “Mohammed Nasruddin al-Albani”, e cila u shkatërrua në një nga sulmet e shumta izraelite.

Por kujtojmë: ky është një dijetar me famë i botës islame, i cili e ka origjinën nga Shkodra. Madje Këshilli i Qarkut Shkodër, pak javë më parë i akordoi një titull “Mirënjohje” këtij personaliteti pas vdekjes dhe pritet që autoritetet lokale në Bashkinë veriore të emërtojnë dhe një shesh apo rrugë me emrin e tij.

Në mesin e besimtarëve aty kishte edhe një numër të madh të fëmijëve që merrnin pjesë në namazin javor të muslimanëve.

Izraeli vazhdon ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, të paktën 41,272 palestinezë, duke përfshirë 16,795 fëmijë dhe 11,378 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa 95,551 njerëz janë plagosur. /tesheshi.com/

You may also like