Pako humanitare për 455 familje nga kategoritë e rrezikuara

by admin
Spread the love




Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit ka filluar me shpërndarjen e pakove humanitare për grupet e rrezikuara të qytetarëve. Pakot janë të destinuara për gjithsej 455 familje në territorin e kryeqytetit të cilat janë të rrezikuara në baza të ndryshme – familje kujdestare dhe shumë të mëdha, si dhe familje me anëtarë me aftësi të kufizuara, kufizime etj. Secila prej familjeve do të marrë një pako me ushqime dhe një me produkte higjienike, në sasi që plotësojnë nevojat mujore të një familjeje katër anëtarëshe.

Pakot humanitare janë siguruar me donacion financiar nga Imperial Tobako TKS SHA Shkup, dhe siç thonë nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, mbështetja nga kompania ka për qëllim zbutjen dhe tejkalimin më të lehtë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët të cilët, për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të ofrojnë produkte për funksionimin e tyre të rregullt.

Krahas këtij donacioni financiar, në kuadër të bashkëpunimit me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, Imperial Tobako TKS organizon aksion në të cilin punëtorët e kompanisë do të dhurojnë rroba, këpucë dhe sende të tjera personale të ruajtura dhe funksionale. Ato më pas do të ekspozohen në dyqanin e specializuar “Kopçe” të Kryqit të Kuq ose do t’u dhurohen drejtpërdrejt kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

Vlera e përgjithshme e donacionit për blerjen dhe shpërndarjen e pakove humanitare për familjet në nevojë është një milion denarë. Imperial Tobako TKS dha një donacion të ngjashëm në vitin 2020, kur u dhuruan fonde për pako humanitare për familjet më të prekura nga pandemia kovid-19.


You may also like