Pak para 5 tetorit, Lori Hoxha zbulon të vërtetat e “Big Brother VIP”!

by admin
Spread the love

“Big Brother VIP” fillon në 5 tetor dhe gjithë vëmendja është nga moderatorja, Arbana Osmani dhe producentja e spektaklit, Lori Hoxha. Kjo e fundit, disa nga surprizat i zbuloi në intervistën e fundit për “Top Albania Radio”. E vendosur para Jonida Alickollit, ajo nuk i shpëtoi përpjekjeve të gazetares për të zbuluar ca surpriza. Një prej tyre ishte kushti më i çuditshëm që stafi ka dëgjuar nga një personazh, pretendent për të hyrë në shtëpinë më të vëzhguar. “Dikush kërkoi të merrte fëmijën në Big Brother, por nuk na u duk etike dhe nuk pranuam”, u shpreh Lori Hoxha.

Nga ana tjetër kur u vu përballë listës së emrave që kanë qarkulluar prej ditësh në media, Lori nuk pranoi të konfirmojë banorët, por tregoi të gjithë ata që janë kontaktuar për të qenë pjesë e shtëpisë.

Mes emrave ishin: Donald dhe Romeo Veshaj, Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Robert Aliaj etj.

Pjesa më e madhe e tyre janë kontaktuar, me shumë pak përjashtime, por a do jenë ata pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Këtë do e zbulojmë të martën./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like