Pak orë nga finalja – Xhuli premtoi 150 mijë euro për ‘shoqatën e grave’ dhe pushim falas për banorët nëse e fiton Big Brotherin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Modelja nga Drenica, Xhuli Nura, ka arritur plot 100 ditë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo është në mesin e pesë finalistëve përfshirë këtu: Stresin, Artanin, Vedatin dhe Mbresën.

Që kur ka hyrë brenda, ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar për shkak të debateve, lojërave e strategjisë në këtë format.

Bukuroshja e njohur madje vazhdimisht ka folur edhe për gratë, kauzën që përfaqëson duke e cilësuar si qëllimin e vetëm për të cilin është futur në këtë ‘reality show’, e shumë shpesh ka dhënë edhe mesazhe për të kaluar çfarëdo sfide që përballen.

Meqenëse ka kaluar një kohë e gjatë që nga fillimi i spektaklit, Xhuli ishte ndër banorët e vetme që ka qenë gjatë gjithë kohës në formë, duke zhvilluar biseda të ndryshme e duke iu përshtatur situatave brenda.

Xhuli ditë më parë po ashtu mori vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë kur u pyet se çfarë do të bëjë me paratë nëse e fiton spektaklin.

Ajo ka vënë në dukje se 40 mijë do të shkojnë për finalistët, 150 mijë për shoqatën e grave dhe me 10 mijë të tjera do t’i çojë në pushime banorët.

Ky u konsiderua një gjest shumë i mirë nga të gjithë, e gjithashtu edhe nga konkurrentët që ishin prezentë.

Veç tjerash, Xhuli ka fituar popullaritet të madh jashtë si një grua e fortë dhe me synime të qarta. /Telegrafi/

You may also like