Pak ditë pasi e quajti baba të dhunshëm, Julia Fox ribashkohet me ish-partnerin

by admin
Spread the love

Modelja amerikano-italiane, Julia Fox dhe ish i dashuri i saj, piloti, Peter Artemiev u ribashkuan në New York për t’i festuar ditëlindjen djalit e tyre, Valentino, që mbushi 1 vjeç.

Fox dhe foshnja kishin veshur veshje të sipërme të zeza për daljen, ndërsa Artemiev kishte veshur pantallona të zeza dhe një këmishë jeshile me kopsa.

“Fëmija im i bukur sot është 1 vjeç!! Faleminderit shumë që më tregove se çfarë është dashuria. Faleminderit që më përule dhe më mësove durimin dhe punën e palodhur. Faleminderit që je bekimi im më i madh. Arritja ime më e madhe. Kryevepra ime. Nuk të meritoj, por jemi këtu dhe të premtoj se do të të dua pa kushte dhe do të të pranoj ashtu siç je”, shkroi më vonë Fox në një postim në Instagram.

Shëtitja familjare erdhi disa ditë pasi Fox kërkoi falje që e quajti Artemiev një baba të dhunshëm dhe alkoolik. Julia është aktualisht në një lidhje me Kanye West.

You may also like