Pajaziti: BDI mund ta luajë lojën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Gazetari Naser Pajaziti në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se Alternativa është një subjekt i pavarur i cili vet i merr vendimet e saj, por tha se me bisedimet për të hyrë në Qeveri ajo ka bërë një ndryshim të qëndrimeve për 360 shkallë.

“Është një vendim shumë paradoksal. Ne e shohim se opinioni publik vështirë po e aksepton këtë qasje të Alternativës për të hyrë në Qeveri. Por në pikëpamjen e lojërave politike, më fituese në të gjitha këto lojëra na del BDI-ja, sepse aty, Alternativa po e luan rolin e një faktori preventiv, për të mbajtur status kuon”, tha gazetari Pajaziti.

Ai tha se sipas kombinatorikave del se LSDM pa deputetët e Lëvizjes BESA ka 43 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE i ka 44.

“Ajo nuk mund të marr, në rast se shkohet me Kovaçevskin, atëherë besoj se do të jetë vështirë se do të arrihet ky numër i 61 dhe LSDM të ketë mandat për formimin e Qeverisë”, tha Pajaziti.

Pajaziti tha se Alternativa do ta ketë fatin e njejtë sikurse Besa, karshi BDI-së dhe LSDM-së.

“Është një lojë e kryeministrit për të pasur një situatë deri më 15 dhjetor, ku do të shihet se a do të ketë datë. Zaev mund të luaj edhe lojën që mund të shkoj edhe në zgjedhje. Po flitet që do të jetë pikërisht BDI ajo që do ta luaj lojën për të shkuar në zgjedhje”, tha Pajaziti.


You may also like