Pagova 200 milionë euro dhe nuk bën asgjë (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite. Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr ai nuk ka patur një rol vendimtar ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eleminua në gjysmëfinale të Superkupës duke humbur 1:3 ndaj Al Ittihad.

Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur ta shfrytëzonte.

Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet filloi të qarkullonte një video në të cilën një nga drejtorët e klubit vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.

“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton sauditi.

Në video, sauditi është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.

Portugezi i famshëm do të ketë shansin e radhës për një provim korrigjues të premten, kur Al Nassr të vizitojë Al Fateh, skuadrën e gjashtë të Ligës Pro Saudite.

TI RAPORTON!

You may also like