Pagë sa Abraham dhe bonuse të lehta, oferta e Romës për Dybala

by admin
Spread the love

Oferta e Romës duket e vështirë të pranohet nga Paulo Dybala. Verdhekuqtë janë mes klubeve të interesuara për argjentinasin, por deri më tani Interi shikohet si favorit në Serie A.

“Corriere dello Sport” raporton se së shpejti do të ketë një takim mes drejtuesve të Romës dhe përfaqësuesit të sulmuesit të larguar nga Juventusi.

Klubi kryeqytetas nuk e ofron dot një pagë bazë 7 milionë euro. Sipas gazetës italianë, për Dybala ëshët gati një kontratë me pagë bazë 5 milionë euro.

Ata nuk e kalojnë pagën e anglezit Tammy Abraham, por në marrëveshjen e ofruar ka bonuse të lehta që i rrisin përfitimet e Dybala. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. / oversport.tv

You may also like