Paga minimale do të jetë 450 euro – Shqip

by admin
Spread the love

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka filluar takimet me grupe punuese për hartimin e programit zgjedhor.

Sot është diskutuar për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale. 

“Sot grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028, diskutoi programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale dhe miratoi këto qëndrime programore, disa prej të cilave janë me sa vijon: 

1. Paga minimale 450 euro;

2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;

3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;

4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;

5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;

6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;

7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;

8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;

9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;

10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;

11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;

12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;

13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

AAK ka thënë se në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet në fusha tjera. 

“Në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet programore të Aleancës në sektorë të ndryshëm, siç janë: Shëndetësia, Arsimi, Siguria, Bujqësia, Diaspora”, përfundon komunikata.

You may also like