Paga e lartë bind Ronaldon, portugezi më afër se kurrë me Al Nassr

by admin
Spread the love

Mesa duket Cristiano Ronaldo ka hequr dorë nga synimi i tij për të luajtur sërish në Champions League. Me shumë mundësi 37-vjeçari do t’i bashkohet Al Nassr në fillimin e vitit 2023.

Siç raporton prestigjiozja “Marca”, ekipi arab i ka ofruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me një pagë prej 200 milionë euro në sezon. Me përfitimin e një page të tillë, sulmuesi portugez do të bëhet futbollistit më i paguar në botë. Aktualisht listën e më të paguarit e kryeson Lionel Messi i cili merr 40 milionë euro në sezon.

Cristiano Ronaldo i dha fund lidhjes së tij me Manchester United vetëm pak javë më parë, dhe tani portugezi është një lojtar i lirë. Momentalisht 5 herë fituesi i Topit të Artë po aktivizohet në Kupën e Botës me përfaqësuesen e Portugalisë, dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë për këtë situatë lojtari. /oversport.tv

Foto: Selecoes de Portugal, Facebook

 

You may also like