Pacolli uron Ditën e Çlirimit: Shpresojmë që vitin tjetër ta festojmë me ata që po mbahen në Hagë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari dhe deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar shtetin e Kosovës me rastin e Ditës së Çlirimit.

Pacolli tha se secili përvjetor i çlirimit të vendit ia kujton sakrificën e madhe të popullit për liri.

“Në këtë ditë të madhe për vendin, kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend dhe njëkohësisht duke shprehur falënderimin e thellë për botën demokratike me në krye SHBA-në që ndalën shfarosjen e një populli të tërë”, ka shkruar Pacolli, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Pacolli uroi që përvjetorin e çlirimit të Kosovës vitin tjetër ta festojë bashkë me ish-lufëtarët e UÇK-së që sipas tij, sot po mbahen padrejtësisht në Hagë.

You may also like