Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

by admin
Spread the love

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, që të zbulojë pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, shkruan EkonomiaOnline.

“Pikturat e
vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim dhënë Kuvendit
të Kosovës,  paraqesin krenarinë tonë
kombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.

Pacolli shton se
ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në
opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar.

“Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura.  Zbuloni pikturat Kryeministër apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se   veprimi i atëhershëm  ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, shkruan Pacolli.

You may also like