“Pabesi” kineze ndaj Vatikanit – Shqip

by admin
Spread the love

Marrëveshja, të cilën disa katolikë e denoncuan si një “shitje” ndaj autoriteteve komuniste kineze, u rinovua në shtator për dy vjet të tjerë.

Vatikani ka akuzuar autoritetet kineze se kanë shkelur një marrëveshje dypalëshe për emërimin e peshkopëve duke vendosur një peshkop të panjohur nga Selia e Shenjtë.

Në deklaratën e tij, Vatikani tha se ishte informuar “me habi dhe keqardhje” se peshkopi i një qyteti tjetër ishte emëruar zëvendës-peshkop i Xiangjit.

Emërimi duket të jetë një nga shkeljet më të rënda të marrëveshjes së vitit 2018 midis Vatikanit dhe Pekinit. Marrëveshja, të cilën disa katolikë e denoncuan si një “shitje” ndaj autoriteteve komuniste kineze, u rinovua në shtator për dy vjet të tjera. Detajet e saj mbeten konfidenciale.

Xiangji nuk njihet si dioqezë nga Vatikani, kujton deklarata, dhe vendosja e një peshkopi atje “nuk është në përputhje me frymën e dialogut”. Pa dhënë detaje të mëtejshme, Vatikani pohon se ka pasur “presion të fortë nga autoritetet lokale”.

Selia e Shenjtë pret një “shpjegim” nga autoritetet kineze dhe shpreson se “incidente të ngjashme nuk do të përsëriten”, përfundoi ai. /tesheshi.com/

You may also like