Pa përfshirjen e plotë të ShBA’së, asnjë nismë nuk do të përfundojë në favor të plotë të Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se asnjë proces apo nismë për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook tha se të gjitha iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen.

“Të gjitha proceset dhe iniciativat që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vlerësohen, por duhet të gjithë ta kemi të qartë, pa përfshirjen e fuqishme të SHBA-ve asnjë proces dhe asnjë nismë nuk do të fillojë dhe nuk do përfundojë në favor të plotë të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptarë!”.

Lexo lajme interesante

You may also like