Pa Messin “humbasin” golat, Xavi vendos lojtarët e goditjeve standarte të Barcelonës

by admin
Spread the love

Barcelona ka qenë gjithnjë një skuadër që ka pasur mundësinë të shfrytëzoj në maksimum goditjet e dënimit apo penalltitë, duke qenë se në organikën e tyre ishte një personazh me emrin Lionel Messi.

Por, tashmë argjentinasi nuk është më i katalanasve dhe trajneri Xavi Hernandes nuk ka më një lojtar fiks për goditjet e dënimit apo penalltitë, teksa rezultatet nga goditjet standarte nuk kanë rezultuar efektive.

Megjithatë, së fundmi, tekniku spanjoll për të shmangur konfuzionin në fushë ka ndarë detyrat për secilin lojtar ndërsa ka vendosur futbollistët që do të marrin përsipër të ekzekutojnë goditjet standarte.

Kështu, janë katër lojtarë të cilët do të provojnë nga goditjet e dënimit dhe fjala është për Ferran Torres, De Jong, Pedri apo edhe Dani Alves. Sakaq, në listën e goditësve të penalltisë janë po ashtu katër futbollistë me Busquets, Aubameyang, Depay dhe Pique të cilët mund të marrin përsipër dhe të ndihmojnë ekipin.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like