Osmani: Vuçiq nuk është proevropian, nuk duhet të trajtohet si i tillë

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një debati të zhvilluar në SHBA ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse që në bazë ka njohjen e ndërsjellë.

“Ata duan që ta zvarrisin procesin. Nuk janë të interesuar për marrëveshje sa janë të interesuar për mostabilitet në rajon. Serbia neve disa vendeve na sheh vetëm si vende të përkohshme që do të shpërbëhemi gjatë kohës”.

“Ata kur ulen në dialog i thonë ‘jo’ çfarëdo propozimi që vjen nga Kosova. Ata nuk sjellin asgjë, nuk sjellin propozime dhe ofendojnë në tavolinë sepse ata liderë kanë shërbyer nën Millosheviqin. Ata nuk tregojnë angazhim aktiv në dialog sikurse bën Kosova”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Osmani në këtë bashkëbisedim ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta trajtojë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq si proevropian.

“Ai nuk është proevropian dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë. Ai e ka rritur bashkëpunimin me Rusinë sikur asnjëherë në histori. Duhet t’u thoni ashpër ‘jo’ këtyre tendencave”.

Osmani ndër të tjera ka theksuar se Serbia abuzon me procesin e dialogut.

Më tej ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë amerikan dhe se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë shumë të mira.

Lexo lajme interesante

You may also like