Osmani tregon detajet për një takim me Qeverinë e re të Bullgarisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se është paraparë komunikim mes zyrtarëve të lartë qeveritarë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, por tha se fillimisht duhet të përfundojë procedura për votimin e qeverisë në Kuvend.

Osmani shtoi se në ndërkohë do të zhvillohen edhe aktivitete përgatitore për një takim të tillë.

I pyetur për pritjet nga bisedimet me autoritetet e tyre në Sofje, Osmani tha se presin bisedime konstruktive me Qeverinë e re në Bullgari.

“Presim bisedime konstruktive me qeverinë e re në Republikën e Bullgarisë, rivendosje të besimit, bisedime për çështjet thelbësore që kemi në tavolinë dhe zhbllokim të shpejtë të procesit”
, tha Osmani.

You may also like