Osmani takon Papa Françeskun: E falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur në audiencë private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se Papa Françeskun e ka njoftuar me “vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve”, transmeton Klankosova.tv.

“Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë. Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës. Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë që thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha “janë orientim i yni i përbashkët”.

“Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, ka thënë Osmani.

 

 

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

You may also like