Osmani: Shumicë ka, presim që me bisedimet të rritet edhe më shumë

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një deklaratë për media ka folur edhe për shumicën në Kuvend. Osmani siguroi se shumicë ka, duke shtuar se pret që kjo shumicë të rritet edhe më shumë.

“Shumicë ka, këtë mund ta konfirmojë, presim që me këto bisedime kjo shumicë të rritet në mënyrë shtesë dhe të jetë stabile që të mund të muajt e ardhshëm dhe vite të vazhdojë me këtë aktivitete serioze në Qeveri”, ka deklaruar  Osmani.

Ndryshe, ai bëri të ditur se sot do të kontaktojë me familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 23 nëntorit në Bullgari.

Mes tjerash ministri shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet bullgare dhe po bëhen përgatitjet për bartjen e trupave dhe të gjithë procedurën.

 


You may also like