Osmani: Sa herë që intensifikohet përpjekjet në dialog, organizatat fantome publikojnë dokumente

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka parë me dyshim propozimet dhe dokumentet e përfolura së fundmi si modele të ndreqjes së marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ajo është pyetur për modelin e dy Gjermanive të pasluftës, por shkarazi dhe pa përmendur Osmani ka komentuar edhe dokumentin kornizë për dialogun që u bë publik në media.

Presidentja Osmani ka thënë asnjë dokument që ka qarkulluar ditëve të fundit në media, nuk i është propozuar apo dorëzuar ndonjëherë Republikës së Kosovës.

“Dokumentet që kanë qarkulluar në disa media nuk janë dokumente që janë propozuar apo dorëzuar ndonjëherë Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo në Zeri i Amerikës.

Osmani ka thënë se kur ka përpjekje të intensifikuara të dialogut mes dy shteteve, dalin dokumente nga organizata fantome.

“Mos harroni që sa herë që ka përpjekje të intensifikuara në dialogut Kosovë-Serbi, gjithnjë kemi edhe dokumente të cilat dalin nga organizatat fantome, që propozohen e ide të ndryshme që propozohen në media, por në fakt të tillat nuk kanë qenë të propozuara si dokumente të tilla në takimet tona”, ka thënë ajo. 

You may also like