Osmani në 24-vjetorin e Masakrës së Korishës: Regjimi serb nuk kurseu as më të vegjlit

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Korishës.

Ajo ka thënë se regjimi serb 24 vjet më parë nuk kurseu as fëmijët.

“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme”, është shprehur Osmani, transmeton KlanKosova.tv.

“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like