Osmani mesazh Kurtit: Çelësi për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve është çelësi i njëjtë që i hap shkollat

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shkollat duhet të hapen dhe se nxënësve nuk duhet t’u mohohet e drejta kushtetuese për shkollim.

Osmani këto deklarime i bëri gjatë vizitës në Komunën e Mamushës, derisa pyet nëse është duke e ndërmjetësuar dialogun në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të cilat kanë hyrë në grevë tash e disa ditë.

“Unë nuk e quaj vetën ndërmjetësuese, jam presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës e cila e ka një synim, që interesi i fëmijëve dhe i nxënësve të jetë mbi të gjitha. Në këtë synim natyrisht që kam biseduar me të gjithë, edhe me sindikata dhe në këto takime kam qenë shumë e qartë që çelësi për realizmin kërkesave është çelësi i njëjtë që i hap shkollat. Pra shkollat duhet të hapen, nxënësve tanë nuk duhet t’u mohohet e drejta kushtetuese në arsim dhe kjo pastaj vjen në një situatë krejt të re për të diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen komplet sektori i arsimit”, tha Osmani.

Sipas presidentes, nuk mund të kushtëzohet hapja e shkollave me realizimin e kërkesave sepse kjo sipas saj mund të shpie në një terren tepër të rrezikshëm.

Osmani ka bërë thirrje që të vazhdoj mësimi pasi sipas saj, kjo krijon një situatë krejt të re dhe mund të diskutohet edhe më tutje.

You may also like