Osmani merr urim për ditën e pavarësisë nga Kryetari i Bosnjës: Bosnja e Hercegovina dhe Republika e Kosovës me prioritetet të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić.

“Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komšić.

Më tej, në telegram, Komšić thekson se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian. “Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në fund të telegramit të kryetarit Komšić.

You may also like