Osmani kundër Asociacionit: Kosova s’mund të krijojë etnitete monoetnike, do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi sipas saj, ajo marrëveshje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Osmani tha se Kosova në dialogun me Serbinë i ka zbatuar 99% të marrëveshjeve dhe është vetëm Asociacioni që s’është zbatuar për arsye kushtetuese, teksa shtoi se Serbia ka listë të gjatë të marrëveshjeve që s’i ka zbatuar.

“Gjykata Kushtetuese i ka gjetur 23 shkelje të kushtetutës në atë marrëveshje. Në sistemin tonë juridik, marrëveshjet e tilla s’janë asnjëherë mbi Kushtetutën, andaj ajo çka mund të them unë si presidente e Kosovës është se ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se Kosova s’mund të krijojë etnitete monoetnike, përderisa sipas saj, bazamenti mbi të cilin është ndërtuar Kushtetuta e Kosovës është multietniciteti.

“Po ashtu, nuk mund të shtyjmë përpara zgjidhje të shekullit të kaluar të cilat i ndajnë njerëzit, por qëllimi ynë është që të gjithë njerëzit të integrohen, të jetojnë bashkë dhe prandaj si Kosovë jemi të përkushtuar të bëjmë çmos që të gjithë qytetarët tanë të ndihen të barabartë”, është shprehur Osmani

You may also like