Osmani kritikon sistemin e drejtësisë për dështim në trajtimin e rasteve të dhunimit e krimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidentja e Kosovës, Vjosa
Osmani ka adresuar një sërë kritikash për sistemin e drejtësisë për siç tha në
dështimin e trajtimit të rasteve të dhunimit dhe krimit të organizuar, raporton
Ekonomia Online.

Duke përmendur rastet e dhunimit
të fëmijëve, Osmani tha se shumë raste kanë mbetur pa u trajtuar.

Në “Javën për të Drejtat e
Viktimave të Krimit”, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e
para e shtetit ka kërkuar forcim të sistemit të drejtësisë.

“Siç jeni në dijeni, gjatë muajve
të kaluara vendi jonë u trondit nga ngjarjet e krimeve seksuale, e që ishin
shumica prej tyre ishin fëmijë. Më rëndë e bëjnë edhe mosreagimi i institucioneve
të drejtësisë, prandaj jam këtu që të bëjë thirrje kundër integritetit seksual”.

“Kam adresuar pikërisht dështimin nga institucionet gjegjëse. Në takimet tona, kemi adresuar të metat tona të drejtësisë dhe për të forcuar luftimin e krimit dhe trajtimin e viktimave të krimit”, tha Osmani.

You may also like