Osmani komenton qëndrimin e kryeministrit bullgar: Nuk ka pasur nevojë të mbahet peng i gjithë rajoni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bullgaria ka të drejtën e vetos, por gjashtë muaj janë një periudhë shumë e gjatë në kontekstin e rajonit, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke komentuar qëndrimin e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov.

Ai thekson se vendimet për zgjerimin e BE-së merren me konsensus mes anëtarëve, si dhe se qëndrimi ynë është parimor dhe shumë vende të Unionit e mbështesin atë.

Gjashtë muaj është një periudhë shumë e gjatë në kontekstin në të cilin ndodhet rajoni. Ka shumë pyetje të hapura. Mendoj se ajo periudhë nuk na përshtatet. Duhet të ulemi me Petkovin dhe të flasim se çfarë do të thotë ajo periudhë. Një qasje e tillë duhet të kishte qenë shumë kohë më parë. Konferenca e parë ndërqeveritare nuk ndryshon nga të tjerat. Nuk ka pasur nevojë të mbahet peng i gjithë rajoni”, tha Osmani në emisionin analizë 24 në Tv 24.

Financial Times raportoi dje se kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov po sinjalizonte se Sofja do t’i jepte fund pengesave në fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE sapo qeveria e tij të merrte detyrën.

Ne jemi njëqind për qind për politikën e NATO-s dhe BE-së. Ne do të propozojmë një qasje të re për Maqedoninë e Veriut dhe ajo duhet të bëhet shpejt, në një periudhë të shkurtër kohore, jo më shumë se gjashtë muaj, tha Petkov në një intervistë për Financial Times të hënën para votimit në Parlamentin bullgar për Qeveri të re”– tha ai.

You may also like