Osmani: E lumtur që Italia po e afron Kosovën në familjen evropiane

by admin
Spread the love

Presidenti Sergio Mattarella ka uruar Kosovën për 17 shkurt, duke thënë se shteti i tij do të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në përpjekjet e saj të konsolidimit të institucioneve demokratike.

Derisa presidentja Vjosa Osmani, e cila pranoi letrën e urimit, tha se Republika e Kosovës gëzon raporte të shkëlqyera me Italinë dhe kjo konfirmohet edhe në letrën e urimit me rastin e 17 shkurtit, njofton Klan Kosova.

“E lumtur të shoh përkushtimin e vazhdueshëm të miqve tanë në Itali për ta afruar Kosovën dhe qytetarët e saj, e në veçanti të rinjtë tanë, gjithnjë e më afër familjes evropiane. Kosova i gëzohet bashkëpunimit tonë të mirë dhe do të punojmë fort, bashkë me ju që së shpejti të jemi krah jush në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Në letrën e urimit, Italia ka përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve paraqet një element qendror për stabilitetin rajonal.

Lexo lajme interesante

You may also like