Osmani e dekoron ish-presidenten zvicerane Calmy-Rey për kontributin në pavarësinë e vendit

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar me medalje “Urdhri i Pavarësisë”
ish-presidenten e Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, për kontributin e saj në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe mbështetjes e vazhdueshme për vendin, raporton Ekonomia Online.

Osmani e ka falënderuar ish presidenten për kontributin e saj të vazhdueshme për Kosovën si në pavarësimin e shtetit, por edhe në proceset e tjera.

“Kjo medalje i jepet për kontributin e çmuar që zonja Calmy-Rey ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane”.

Përderisa Calmy-Rey tha se për të është
ditë e veçantë që të nderohet me dekoratë nga presidentja Osmani.

Ajo ka shtuar se është punua shumë
deri në arritjen e pavarësisë dhe se është e lumtur që shteti ka ecur përpara.

Sipas saj, ka ende punë për t’u bërë,
për çka edhe iu drejtua Osmani se nuk e keni të lehtë në këtë fazë, duke marrë
për bazë proceset që po kalon Kosova.

You may also like