Osmani: Dy prej të lënduarve do të sillen nesër në Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media deklaroi se dje Qeveria ka rënë dakord për transferimin e të vdekurve në aksidentin me autobus që ndodhi në Bullgari.

Osmani tha se të lënduarit janë mirë, ndërsa dy të parët vijnë nesër.

“Qeveria ka formuar dje një grup pune ministror që do ta drejtoj unë dhe do të duhet të përcaktojmë një plan veprimi për transferimin e eshtrave. Të gjitha shpenzimet i bartë qeveria”, tha Osmani.

Ai pret që procesi të përfundojë javën e ardhshme, kufomat do të identifikohen dhe mund të sillen në vend.

Osmani thotë se ambasada jonë në Sofje do të marrë përsipër të gjitha procedurat administrative./Telegrafi/

You may also like