Osmani dhe Kurti nesër do të flasin për agjendën e gjelbër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e ka organizuar edicionin e pestë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW), e cila do të nis nga e hëna, 30 maj dhe mbahet deri më 10 qershor 2022.

Në ditën e parë, të pranishëm dhe fjalime do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbi agjendën e gjelbër.

Pos tyre në event do të marrin pjesë ministrja Artane Rizvanolli, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog.

“Kjo ngjarje mbetet ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon. KSDW 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF)”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Tema e sivjetme e KSDW do të jetë agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor,  ky organizim do të mbahet në  Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë, në Prizren, transmeton KlanKosova.tv.

 

 

You may also like