Osmani: Bashkimi Demokratik për Integrim mori 105 mijë vota, 20 mijë më shumë se 2017

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale të së dielës sërish ka arritur të shënojë fitore në kampin politik shqiptar. Sipas përllogaritjeve të para, nga kjo parti thonë se deri tani kanë arritur të grumbullojnë 105 mijë vota (në listat e këshilltarëve), duke e lënë kështu shumë pas opozitën shqiptare ASH-AAA, e cila sipas përllogaritjeve të para nuk kalon mbi 65 mijë vota.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar së në këto zgjedhje BDI ka rritur për 20 mijë numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017. “Fitore e jashtëzakonshme e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet e djeshme me mbi 105 mijë vota. Rritje prej mbi 20 mijë vota nga zgjedhjet lokale të 2017-ës. E vetmja parti shqiptare me 3 komuna të fituara në rrethin e parë dhe epërsi gati se në gjitha tjerat në rreth të dytë me shanse maksimale për ngadhënjim total me 31 tetor”, shkruan Osmani.

You may also like