Ose jeni me Amerikën dhe koordinoheni në këto momente delikate, ose jeni me Rusinë – Diçka në mes nuk ka – Shqip

by admin
Spread the love

Shqiponja,

Ju mundeni me besua që e keni Kryeministrin Superman, Spiderman, Batman. Mundeni edhe me besua që e keni aq të fort saqë i mbledh bombat atomike në një gotë, i përzien me lëng molle edhe i pin. Gjithçka mundeni me besua, nuk ua ndalon askush.

Sidomos nëse edhe ju e keni pasë 3-sh në logjikë në shkollë të mesme sikur ai deputeti i famshëm, besoj që fort ua rrokë politikën.

Sot kur komplet liderët e botës janë duke u preokupuar me një rrezik potencial të një lufte bërthamore, të ndërtosh në Ballkan një politikë me targa koti që rritë tensione për një luftë të mundshme, jo vetëm që është politikë me elemente të budallës, por është aq jo racionale saqë nuk kuptohet as nga vet budallai, lëre më nga gjeniu dhe mbështetësit e tij me IQ të jashtëzakonshme. A në anën tjetër rreth 500 milionë euro import nga Serbia pa asnjë pengesë të vetme, zero barriera ekonomike. Zero.

Në Ballkan aktualisht vetëm Rusisë i konvenon një konflikt i ri. Është kaq e dukshme, saqë nuk ka nevojë as me e shpjegua përse. Dmth është shumë e kjartë që Serbisë edhe Rusisë i duhet vetëm një shkak sado i vogël, për të ndërtuar një narracion për konflikt. Të ia dhurosh shkakun, dmth po ia bën një shërbim madhështor.

Ose jeni në këtë rast pjesë e lojës, dmth jeni një marionetë për gjynah, ose vërtetë jeni një budalla me përmasa gjigante të budallallëkut në tru. Tjetër shpjegim logjik nuk ka.

Në Ballkan aktualisht shtete sovraniste që vet kullen për çdo gjë, nuk ka. Asnjë shtet. Me shitë përralla koti mundeni.

Ose jeni me Amerikën edhe kordinoheni në plotni në këto momente delikate që bota po kalon, ose jeni me Rusinë edhe e luani lojën ruse. Diçka në mes nuk ka. Është absolutisht e pamundur në këto rrethana.

Kush kah jeni?
Mirë është të përcaktoheni.

Sidoqoftë, mundeni me vazhdua me besua në demagogji dhe me i besua një RRENCI të paskrupullt i cili pa pikë skuqje në fytyrë ishte i gatshëm të fshij 10 vite gënjeshtra e propagandë në një ditë të vetme në faqen e tij të zezë të gënjeshtrave.

Lexo lajme interesante

You may also like