Organizim skandaloz i ditës së Dellçevit – Shqip

by admin
Spread the love

LSDM: Dështoi skenari për kaos i Mickoskit dhe Apasievit

Për opozitaren VMRO-DPMNE, dita e djeshme – përkujtimi i Goce Dellçevit, në vend të unitetit në mesin e popullit dhe të fqinjëve, solli polarizim më të madh, cenzurim dhe grumbullim të panevojshëm të policisë rreth varrit të revolucionarit.

“Këto janë frutat e miqësisë? Helikopterë, automjete luftarake dhe barrikada. Marrëveshja për fqinjësi të mirë është pemë e helmuar, ndërsa frutat e helmuara i shohim sot. Qeveria e Kovaçevskit, si asnjëherë më parë në histori, ua ka ndaluar qytetarëve të saj, masivisht të vinë para vendprehjes së tij”, deklaroi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Partia në pushtet LSDM u përgjigj me konstatimin  se liderët e opozitës dështuan të krijojnë kaos nga ceremonia.

“Institucionet e sistemit krahas të gjitha sfidave, siguruan nderim dinjitoz dhe krenar për figurën dhe veprën e të Dellçevit. Dështuan përpjekjet e Mickoskit, Apasievit dhe të VMRO-DPMNE-së, së bashku me bashkëmendimtarët e tyre në anën tjetër të kufirit dhe VMRO-në bullgare, të ndodhë kaosi për të cilin punuan”, thonë nga LSDM.

Derisa LSDM-ja thekson se tani është e rëndësishme të vazhdohet në rrugën evropiane, që në mes tjerash nënkupton edhe votim në Kuvend për përfshirjen e Bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Kumanovës, kuadër i mëparshëm i partisë në pushtet, për mediat bullgare deklaroi.

“Bullgarët do të përfshihen në Kushtetutë pa asnjë problem kur do të ketë reciprocitet, kur gjyshja ime Branka në Blagoevgrad do të mund të jetë Maqedonase, jo Bullgare. Do të gjeni mënyrë të pranohet pakica maqedonase në Bullgari”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski, Kryetar i Kumanovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot reagoi se “krahas vullnetit të shprehur, Bullgaria nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme që të parandalojë ardhjen e individëve radikalë në vendkalimin kufitar Deve Bair, duke u mundësuar që të sillen në mënyrë agresive dhe me fyerje ndaj policisë kufitare. Ministria në korrespodencë me Parlamentin Evropian do të informojë për sjelljen e pahijshme të eurodeputetit bullgar Aleksandar Jordanov, thuhet në njoftim dhe shtohet se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk patën marrëveshje për nderim të përbashkët të figurës dhe veprës së Dellçevit./KlanMacedonia

Përgatiti: Biljana Georgievska

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like