Organi shtetëror i Iranit ul numrin e viktimave, raporton 200 të vdekur në protesta

by admin
Spread the love

Mbi 200 persona janë vrarë në Iran që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, të paktën kështu pretendon trupi kryesor i sigurisë iraniane, por organizatat ndërkombëtarë kanë raportuar shpesh herë se viktimat janë të paktën më shumë se 300.

Nga ana tjetër Presidenti Ebrahim Raisi përshëndeti të shtunën Republikën Islamike të Iranit si një garantuese të të drejtave dhe lirive, duke mbrojtur sistemin qeverisës .

Protestat, në muajin e tyre të tretë, u ndezën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit pasi ajo nuk kishte vënë siç duhet, sipas tyre, hixhabin e saj.

Demonstratat janë kthyer në një revoltë popullore nga iranianët e tërbuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke paraqitur një nga sfidat më të guximshme për udhëheqjen që nga revolucioni i vitit 1979.

Të pakënaqur nga shtypja brutale, protestuesit kanë ngritur parulla kundër Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe kanë kërkuar vazhdimisht t’i japë fund qeverisë islamike.


Top Channel

You may also like