“Ore Berishën besoni juve! Gënjeshtar universal”, shpërthen Spartak Ngjela, nuk përmbahet ndaj ish-deputeti të PD

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Spartak Ngjela teksa ka diskutuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit Arben Ristani.

Ngjela tha se Berisha nuk mund ta mbledhë dot Kuvendin, por Ristani tha se avokati po gabonte.

Pjesë nga debati:

Ngjela: çfarë do të ndodhë në 12 dhjetor? Ka vetëm një argument juridik. Si do zgjidhet Kuvendi. Ai zgjidhet me delegatë. Kuvendi që është zgjedhur me delegatë që ka zgjedhur organet ai është akoma permanent. Që ta mbledhësh ata të duhen 25 firma. Në qoftë se është ai statuti i PD para dy vjetësh duhet të zgjedhe delegatët për në Kuvend. Që Kuvend i është permanent. Nëse do të mblidhet Kuvendi nga kryetari duhen 25 firma. Delegatë nuk ka. Ore Saliun besoni juve. Gënjeshtar universal. Cili është sistemi juridik që po nxjerr Kuvendin? Ju harroni një gjë, partia politike është person jurdik. Ligjit nuk i duhet fare si ka dalë kryetari ose organet, përderisa ato nuk janë atakuar në një gjykatë. Në këto momente, ja i mori 25 firma Saliu dhe e mblodhi Kuvendin. Ka një procedurë.

Arben Ristani: Nuk mblidhen 25 firma, por 2 mijë.

Ngjela: Eni mos më fusni injorantë në studio.

You may also like