Orban, një akuzë ndaj Brukselit dhe Uashingtonit – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili kandidon në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka akuzuar Brukselin dhe Uashingtonin për ndërhyrje në politikën hungareze dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të mbrojnë arritjet e qeverisë së tij nacionaliste, e cila ka qenë në pushtet për dhjetë vjet.

Për herë të parë që nga ardhja në pushtet në vitin 2010, Orban do të përballet me një opozitë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022 – socialistët, liberalët dhe Jobik, një parti e dikurshme e ekstremit të djathtë dhe tani e qendrës së djathtë.

Aleanca prej gjashtë anëtarësh udhëhiqet nga Peter Marki-Zay, një konservator katolik 49-vjeçar, baba i shtatë fëmijëve dhe kryetar bashkie i një qyteti të vogël, i cili mishëron të gjitha vlerat që Orban mbron publikisht, transmeton Reuters.

Orban u tha dhjetëra mijëra mbështetësve të tij në qendër të Budapestit se Uashingtoni dhe miliarderi George Soros duan që “populli i tyre”, opozita e bashkuar e majtë, të fitojë zgjedhjet, duke dhënë paratë e tyre ne mediat tradicionale dhe ato sociale.

“Por nuk ka rëndësi se çfarë duan në Bruksel, Uashington dhe në mediat e drejtuara nga jashtë. Hungarezët do të vendosin për fatin e tyre”, tha Orban.

“Forca jonë është në unitetin tonë… Ne besojmë në të njëjtat vlera: familjen, njerëzit dhe një Hungari të fortë dhe të pavarur.”

Në të njëjtën kohë, Marki-Zay tha në një tubim të opozitës se, nëse zgjidhet, qeveria e tij do të hartojë një kushtetutë të re, do të godasë korrupsionin, do të prezantojë euron dhe do të mbrojë lirinë e medias.

“Regjimi është bërë moralisht i paqëndrueshëm… Vrulli që kemi tani do të na çojë në zgjedhjet në prill 2022,” tha ai. /tesheshi.com/

 

 

You may also like