Optimizëm në kombëtaren shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Abilaliaj: Lojtarët më pranë skemave të Sylvinho

Futbollistët e kombëtares duket se kanë gjetur veten me trajnerin e ri. Skemat që po aplikon Sylvinho për rreshtimin, iu përshtaten më shumë lojtarëve se sa ato që përdorte më parë trajneri Reja. Ish-futbollisti Arbër Abilaliaj ka patur kontakte me futbollistët e grumbulluar.

“Skemat përshtaten më shumë 4-2-3-1 apo 4-3-3,  lojtarët tanë janë me afër këtyre skemave”, tha ai.

Abilaliaj ka vërë re që dozat e optimizmit janë rritur mes kuqezinjve të ndikuara edhe nga fryma e re e teknikut Brazilian dhe stafit të tij.

Kombëtarja është në ditën e pestë të përgatitjeve. Trajneri pritet të përcaktojë se cilin rreshtim do të përdore dhe cilët futbollistë do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Tv Klan

You may also like