Opozita njofton zbulimin e pasurisë dhe pronave sekrete të zyrtarëve të LSDM dhe BDI

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE opozitare shpall aferën e re “Pasuria sekrete”, pra kush çfarë fsheh në pushtet dhe si marrin pjesë institucionet në fshehjen e pasurisë, në vend që të zbatojnë ligjin.

”Institucionet nuk po bëjnë punën e tyre, dhe vuajnë nga paligjshmëritë dhe krimi. Një grup njerëzish nga LSDM dhe BDI punojnë për vete në vend që t’i shërbejnë popullit. Ligjet nuk zbatohen për zyrtarët qeveritarë dhe institucionet nuk veprojnë kur bëhet fjalë për ta.

Të hënën në orën 12 do të mësojmë se si fshihen pronat dhe si funksionon qeveria për vete.

Ky rast ka të bëjë me disa milionë euro. Andaj Maqedonia në vend që të ecë përpara po fundoset”, njofton VMRO-DPMNE.

You may also like