Opozita kundër masave emergjente në energji – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka shprehur qëndrim kundër zgjatjes së masave emergjente në energji elektrike..

Ai përmendi edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit sa herë që thirret një seancë, raporton Shqip.

“Askush nuk e ndalon Qeverinë që të marrë masa emergjente por kjo qasje është e gabuar. Nuk mund të mbijetoni vetëm me masa emergjente, GP i PDK është kundër zgjatjes së masave dmergjente. Ende nuk e keni sjellë strategjinë për energjinë elektrike. Nuk jeni transparent, nuk keni guxim intelektual dhe duhet të mbyllet kjo çështje”.

“Mëditje merrni çdo herë sa herë që kërkon ministrja të na thërras. Nuk shkon kështu, llogaritni që jemi thirr gjashtë herë me të njëjtin raport, llogaritni se sa shpenzime ka bërë ky Kuvend”, tha Shala.

Kundër këtyre masave ka dalë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

You may also like