Opozita kërkoi debat, Kuvendi e rrëzoi, reagon përfaqësuesi ligjor i PD: Rama dhe vartësit e tij iu shmangën përgjegjësive dhe llogaridhënies, demokracia në pikëpyetje

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi ligjor në Partisë Demokratike, Marash Logu ka reaguar pas seancës së sotme të zhvilluar në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e opozitës për debat.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Logu thekson se kryeministri Edi Rama dhe vartësit e tij vendosën sot të mos lejojnë zhvillimin e debatit dhe kjo sipas tij u bë për t’ju shmangur përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Statusi:

“Me vendimin nr. 6, datë 18.01.2002, Gjykata Kushtetuese — autoriteti i vetëm kompetent për interpretimin e Kushtetutës — ka sanksionuar se Kuvendi ka të drejtën dhe detyrimin t’ia nënshtrojë debatit parlamentar dekretet e Presidentit për emërim/shkarkim ministrash (foto). Edi Rama dhe vartësit e tij, në shkelje të nenit 98, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 110, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, vendosën sot të mos lejojnë zhvillimin e debatit, për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Shteti i së drejtës dhe demokracia në pikëpyetje!”-thuhet në status.

You may also like